Turistë të shumtë vendas dhe të huaj vendosën ta shfrytëzojnë fundjavën për të vizituar liqenin pjesërisht të ngrirë Cildir, në provincën turke të Karsit.

Cildir është liqeni i dytë më i madh në Anadollin lindor dhe veçanërisht gjatë fundjavës tërheq shumë vizitorë që duan të ecin në akull ose të ngasin një slitë të tërhequr me kuaj. Disa prej tyre vendosën të kërcejnë me muzikë në një liqen me akull.

Edhe pse shumë ishin të emocionuar që patën mundësinë për të ecur në liqenin e ngrirë për herë të parë, disa vizitorë nuk guxuan ta bënin këtë.

Ertan Dasdemir menaxhon slite me kuaj dhe tha se ka më shumë vizitorë në fundjavë.

Ata përgatitën gjithashtu çaj të nxehtë për vizitorët dhe një vakt që do t’i ngrohë ata kur vizitojnë liqenin. /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re