Skip to content

Qejfi kthehet në zi, nëntë parashutistë humbin jetën në Suedi

773x435 cmsv2 bfac4a67 d31e 5250 b1eb 242bb08123de 4018374

Nëntë parashutirstë mbetën të pajetë kur avioni i tyre privat u rrëzua gjatë një udhëtimi në qytetin suedez Umea.

Aeroplani i vogël i projektuar për të transportuar turistët parashutist u rrëzua në një ishull në lumin Ume menjëherë pas ngritjes. Zëdhënësi i policisë, Peter Jonsson, ka shtuar se shkaku i aksidentit ishte i panjohur. Ai tha se të gjithë personat në bord ishin pjesë e udhëtimit me parashutë.

Spitali Universitar i Universitetit të Umea konfirmoi se nuk pati asnjë të mbijetuar dhe të afërmit e të ndjerëve ishin njoftuar. Ende nuk janë konfirmuar emrat e të ndjerëve, dhe as kombësia e tyre.