Pas pengimit që i bënë mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gazment Bardhi në një deklaratë për gazetarët u shpreh se opozita do të  marrë pjesë, por nuk po e lejojnë.

Sipas Bardhit, ajo që u bë sot ishte thjesht për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Gazment Bardhi u shpreh se Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj nuk do pjesëmarrjen e opozitës në komision.

“Siç jeni njoftuar ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes mazhorancës dhe deputetëve me mandat opozitar që janë në komision me vullnet të mazhorancës që bëjnë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë zgjedhur.

Qëllimi ishte ti hidhnin hi syve shqiptarëve

Nëse do të donin reformë do të duhet ta kishin përmbyllur gjatë këtyre dy viteve

Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin, por mazhoranca ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës, sepse ka si qëllim të bllokojë reformën zgjedhore.

Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nuk do përfaqësuesit e  opozitës.

Opozita do të marrë pjesë, por nuk po lejohet. Opozita do të përmbyllë  sa më shpejt, por ajo mbahet e bllokuar nga vullneti i Ramës

Janë 50 deputetë të opozitës kanë humbur besimin tek ata që e bllokuan për dy vite”, tha nder te tjera Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re