Qëllohet me armë zjarri gazetari investigativ holandez Peter. R. de Vries.De Vries u dërgua në spital në një gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në qendër të qytetit mbrëmjen e djeshme. Gazetari u sulmua disa minuta pasi ishte paraqitur në një emision televizive.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se ndaj tij është qëlluar 5 herë si dhe një nga plumbat i ka prekur pjesën e kokës.

Në të kaluarën De Vries, 64 vjeç, i është dhënë mbrojtje policore pasi ka marrë kërcënime për përfshirjen e tij në çështjet penale si gazetar hulumtues dhe në gjykatë.

Kryebashkiaku i Amsterdamit Femke Halsema tha se ai “po luftonte për jetën e tij” dhe dënoi atentatin ndaj tij si një “sulm mizor, të pashpirt”.

Policia tha se tre persona janë arrestuar në lidhje me të shtënat, e cila ndodhi rreth orës 19:30 me kohën lokale.

Dy të dyshuar u arrestuan në një makinë në autostradën A4 në Leidschendam, dhe një i tretë në Amsterdam, me personin e armatosur që besohet se ishte mes tyre.

Policia po bën thirrje për dëshmitarë dhe pamje CCTV të të shtënave, por duke u kërkuar njerëzve që të mos ndajnë materialin në mediat sociale.

Ata i kërkuan publikut të mos i afrohej një të dyshuari që ata e përshkruanin si një njeri me lëkurë të çelët me një strukturë të hollë, një xhaketë maskimi të gjelbër të errët dhe një kapele të zezë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re