Një 45-vjeçar është paraqitur në gjatë natës spitalin e Lezhës, i plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi Mond Gjoka, ndërsa dyshohet se ai është vetëplagosur me plumb në këmbë.

Pasi u paraqit në spitalin e Lezhës, i plagosur u dërgua tek Trauma në kryeqytet ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Grykë-Zezë, në rrethama ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mondi Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re