Pak pas mesnate një biznes është qëlluar me armë zjarri në zonën e Kamzës në Tiranë. Biznesi është në pronësi të një gruaje, ndërkohë që policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve.

“Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re