Një 27 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me plumb në kokë brenda apartamentit të tij në Santo Cantone në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërkohë që nuk ka ende asnjë informacion se si mund të ketë ndodhur ngjarja.

I plagosur ka mbetur edhe një 40 vjeçar italian, i cili tentoi të arratisej nga ballkoni duke lënë gjurmë gjaku. Apartamenti nuk është i regjistruar në emrin e asnjërit prej tyre por për një person të tretë, i cili është gjithashtu një shtetas italian. Hetimi është përqendruar tek një mosmarrëveshje për banesën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re