Një 28-vjeçare është qëlluar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale A.N.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 30-vjeçarin, pasi në banesë dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshohet se në kulmin e një konflikti mes bashkëshortëve në banesë, burri ka shkrepur armën duke plagosur bashkëshortoren.
Policia njoftoi se e reja pasi mori mjekim në spitalin Rajonal, u largua prej aty duke iu shmangur hetimeve.
