Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja që ndodhi paraditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, pranë një hoteli, ku shërbimet e policisë kanë ndjekur një person të shpallur në kërkim për vjedhje  kryer në bashkëpunim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësit”,  kryer nga Komisariati i Policisë Kamëz.

Shtetasi Elis Suçi, në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që vetë Suçi ka mundur që të shpëtojë pa u kapur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re