Anëtari i Partisë Demokratike të Rithenelimit në Kurbin Van Rica, është liruar nga qelia këtë të premte.
Rica u arrestua 3 ditë më parë, kur qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në selinë e PD në Kurbin.
Gjatë seancës së ditës së sotme, avokati i tij Pashk Gjaci ka deklaruar se Rica ishte i pajisur me leje për armë.
Më tej ai ka shtuar se në afërsi të vendit të ngjarjes ishte edhe një objekt që ruhej nga kompania në të cilën Rica ishte i punësuar si punonjës i policisë private.
Ndaj tij, rëndon vetëm akuza e prishjes së qetësisë publike për të cilën është dhënë vendimi për detyrim paraqitje.
