Georgo Asllani, 59-vjeçari shqiptar është dënuar me 13 vite  burg pasi qëlloi me armë zjarri në Waltham Cross në qershor të vitit 2022.

Asllani u dënua për plagosje me dashje dhe posedim të një arme zjarri, pasi qëlloi nipin e ish-gruas së tij, për shkak të disa mosmarrëveshjeve familjare për motive pronësore në Shqipëri.

Konflikti

Incidenti i ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për pronat në Shqipëri , nxiti më pas  edhe një ndarje të Asllanit dhe ish-gruas së tij jo në paqe në Mbretërinë e Bashkuar.

Asllani qëlloi dy hrë shtetasin, teksa ky i fundit  ishte duke punuar në një shtëpi në Trinity Lane, bashkë me vëllain e tij.

Situata mund të shkonte edhe më rëndë, nëse nuk do të kishte ndërhyrë një koleg i vëllezërve për të frenuar  59-vjeçarin shqiptar.

Mbrojtja e Asllanit

Në gjykatë, Asllani u mbrojt duke pretenduar se ishte nën kërcënimin e mafias dhe vepronte me urdhër të një individi të njohur si Komandanti.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e shpalli fajtor, ndërsa i plagosuri është ende në fazë rikuperimi nga plagët dhe i paaftë për të punuar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re