Policia ka vënë në pranga Mondi Çekinin, autorin e dyshuar të të shtënave me armë zjarri, në Shkodër.

Çekini, pas një konflikti për motive të dobëta me një person, qëlloi në ajër me armë zjarri dhe u arratis, por pas disa orësh u vu në pranga nga policia.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Mond Çekini.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re