Skip to content

Qëlloi me armë pas sherrit për parkimin në plazh, shpallet në kërkim vlonjati

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shpallet në kërkim 40-vjeçari ne Vlore pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur një grua pas zenkes per nje vend parkimi.

Ngjarja ndodhi te dielen në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku shtetasi me iniciale E.L, banues ne kete qytet qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, shtetasen 58-vjecare me iniciale A.D.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.

Ngjarja ne mesin e dites, dhe ne kulmin e sezonit turistik shkaktoi panik te pushuesit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë