Franci Canaj, i shpallur në kërkim që prej 9 prillit të këtij viti është arrestuar sot nga policia e Tiranës
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton policia.
Kujtojmë se 32-vjeçari Franci Canaj gjatë një konflikti për vend parkimin plagosi në këmbë 29-vjeçarin Gerald Hoxha.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin G. H., 29 vjeç.
Lexo edhe: EMRAT/ Qëlloi me armë zjarri një 29-vjeçarin pas sherrit për vendparkimin, shpallet në kërkim 32-vjeçari! Ja si është gjendja e të plagosurit