PUKE- Një ditë pasi një 49-vjeçar nga Fushë-Arrëzi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një furgoni në Fierzë, policia ka ka bërë të mundur arrestimin e tij. Në pranga është vëndë shetasi Lekë Ndou, banues në fshatin Poravë, pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG.

Policia arriti në gjurmët e tij, pasi ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacionet e grumbulluara, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi shtetasi T. P. është konfliktuar me shtetasin Lekë Ndou disa kohë më parë, ku ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit T. P. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë në rrethana të tjera cilësuese”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re