Skip to content

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi efektivin e Policisë, arrestohet 24-vjeçari (Emri)

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka qëlluar me armë zjarri ne ajër dhe ka kanosur punonjësit e policisë.

Burime për Fax News bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Redian Dervishi, banues në Maminas.

Personi në fjalë është arrestuar pasi më datë 13.11.2020, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

“Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatine Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin R. D., 24 vjeç, banues në Maminas.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.11.2020, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente,” njofton policia.

/faxweb