Një 37-vjeçar dhe një 25-vjeçar janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se 37-vjeçari qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas.
Për këtë arsye policia shpalli në kërkim shoferin e mjetit si edhe pasagjerin 25-vjeçar.
“Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre”, njoftojnë uniformat blu.
Njoftimi i policisë
Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari.
Shpallet në kërkim dhe një 25-vjeçar (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.