DURRËS- SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat)  ka arrestuar në  flagrancë një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Gjithashtu sipas njoftimit zyrtar, polici ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç.

Nga testi me aparat drager,  efektivi i policisë Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Çështja do i kalojë për shqyrtim të mëtejshëm Prokurorisë së Durrësit.

Njoftimi i SHÇBA-së:
Durrës/SHÇBA arreston një punonjës policie të dehur.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni, 49 vjeç dhe ka qenë duke drejtuar mjetin e Policisë. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave materiale.

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(n.b/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re