Një 55 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi për motive të dobëta pas një konflikti me një të ri ka qëlluar në ajër.

Sipas policisë së Beratit në pranga është vënë edhe 25 vjeçari i cili nuk kallëzoi konfliktin.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale procedurale, në kohë rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 55 vjeçarit, banues në Berat, i cili dyshohet se rreth orës 12:00, të datës 09.06.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, me të riun ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu, për këtë rast u arrestua edhe 25 vjeçari, banues në Berat, sepse pas konfliktit, u largua, dhe nuk dha sqarime për rastin.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 49 vjeçar vëlla i 55 vjeçarit të arrestuar, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje.

Kjo armë gjahu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se qëlloi në ajër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko