30-vjeçari Klaudio Çobaj, autor i plagosjes së nënës së tij, doli këtë të shtunë para gjykatës së Fierit, duke pranuar krimin e duke kërkuar vetë që të dënohet maksimalisht për veprën e rëndë.

Ndërsa u shpreh i penduar për krimin, Çobaj tha në gjykatë se e kishte qëlluar të ëmën në kushte të rënduara psikologjike. Prokuroria kërkoi lënien e tij në burg pa afat, masë që është vendosur dhe nga gjykata.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në 5 korrik në Dukas të Patosit. 30-vjeçari Klaudio Çobaj, në gjendje të dehur, u konfliktua me nënë e tij, Donikën , e më pas e qëlloi disa herë me thikë, duke I shkaktuar plagë të rënda.

 

Dëshmitarët pohuan se gruaja 50-vjeçare u hodh nga ballkoni i katit të dytë, por i biri e ndoqi dhe vazhdoi ta qëllonte. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia, ndërsa nëna e tij përfundoi në spital.

 

Seanca e kësaj të shtune është zhvilluar pa palën mbrojtëse, pasi avokatët që nga data 8 korrik kanë bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore, por edhe masat e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re