Një 15-vjeçar në Krujë është vënë nën hetim, pasi ka qëlluar me armë gjahu, në ajër.

I mituri, armën, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ia kishte marrë babait.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë gjahu në posedim të babait të 15-vjeçarit. Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko