Një nga personat e arrestuar nga prokuroria e Kurbinit, si pjesë e skuadrës që dyshohet se realizonin vrasje me pagesë dhe që shtinë me armë ndaj patrullës së policisë në Qafë-Kasharit, ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë rreth aktivitetit kriminal të grupit.

Njëri prej të arrestuarve ka thyer heshtjen, duke marë statusin e bashkëpuntorit, dhe vendosur të bashkëpunojë me Drejtësinë. Ai u ka treguar punonjësve të policisë së Tiranës, se ishte paguar kundrejt 20 mijë euro nga një person tjetër për të vrarë me armë zjarri shtetasin, Alfred Gjoka, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Fushë-Kuqe të Laçit.

Gjoka është qëlluar disa herë me armë në një pritë në të cilën ka qenë dhe vetë bashkëpuntori i prokurorisë.

Nga sulmi me armë aso kohe, Gjoka nuk mbeti i lënduar, vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

Bashkëpunëtori ka treguar se plani për vrasjen e Gjokës në muajin Gusht 2021 ka dështuar, pasi objektivi ka reaguar shumë shpejt duke u larguar me kamionçinën e tij.

Ai ka treguar dhe se për llogari të kujt dhe se kush ka paguar 20 mijë euro për eleminimin fizik të Alfred Gjokës.

Bashkëpuntori, ka treguar dhe për mbrëmjen e 14 Janarit 2022 në zonën e Qafë-Kasharit, kur u sulmua me armë kundrej policisë e cila ishe vënë në ndjekje. Pikërisht kjo ngjarje ka çuar në zbulimin e grupit të vrasësve me pagesë.

Bashkëpuntori u ka treguar oficerëve të policisë, se ai së bashku me personat e tjerë kanë kryer rreth 6 episode vjedhjesh në zonën e Laçit dhe Tiranës.

Në operacionin e koduar “Storm” u arrestuan më 27 janar 2022 ndërsa më 29 janar gjykata e Lezhës vendosi te jepte masen e sigurise “arrest me burg”

– Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

– Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

– Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

– Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike

Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

U shpall në kërkim Shpëtim Kraja

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin./oranews

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re