Janë identifikuar autorët të cilët qëlluan me armë drejt 30-vjecarit Taulant Pepaj, në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se për shkak të hetimit nuk mund të jepen të dhëna të tjera, ndërs është duk u punuar për kapjen e tyre.

Kujtojmë se shënjestra, Taulant Pepaj rezulton të jetë një person i arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Kujtojmë se 30-vjeçari u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar në afërsi të repartit të zjarrfikëses në lagjen “Skënderbeg”, rreth mesditës së sotme.

Si pasojë e të shtënave nuk pati persona të lënduar ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve të sulmit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re