Skip to content

“Qen bir qeni!”, 3 vëllezërit dhunuan brenda në sallën e gjyqit gjyqtarin, arrestohen nga policia

 

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vëllezër, që gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar dhunë psikologjike në drejtim të gjyqtarit Arqile Basho, pasi ky i fundit dha një vendim kundër tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.