Nga kjo e hënë Shkodra do të ketë një qendër për shitjen e peshkut. Ajo do të ketë si synim dispilimin e shitjes së këtyre produkteve.

Investimi kap vlerën e 4.5 milion lekëve.

Ministri i bujqësisë e vlerësoi këtë investim si të domosdoshme për Shkodrën.

“Kjo qendër synon të disiplinojë produktet peshkore që nxirren nga liqeni për të dalë në treg në mënyrë që të kemi një përfitim maksimal për peshkatarët e ligjshëm dhe t’i vëmë fre atyre që gjuajnë në mënyrë të paligjshme. Ky është një instrument tjetër për të ndalur peshkimin e paligjshëm në liqenin e Shkodrës. Edhe masa që ne morëm duke i targuar varkat një vit më parë kanë dhënë rezultat. Targimi i varkave ka qenë një veprim i duhur. Tani nëpërmjet këtij sistemi më vjen mirë që dëgjoj që gjuetia e paligjshme është minimizuar dhe pothuajse nuk ekziston”, u shpreh ministri Çuçi

Sipas ministrit kjo qendër plotëson të gjitha standardet e sigurisë ushqimore dhe u  jep mundësi peshkatarëve që të vendosin vetë çmimin e peshkut duke shmangur abuzimet nga ana e tregtarëve. Ngritja e kësaj qendre do të formalizojë më tej sektorin e peshkimit në liqenin e Shkodrës, ku ushtrojnë aktivitet rreth 450 peshkatarë, si dhe do të ofrojë të dhëna më të sakta për prodhimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re