Pas Cërrikut edhe Roskoveci, do të ketë qendrën e riciklimit të mbetjeve të gjelbërta, të cilat nuk do të shihen më si papastërti në rrugë, por do të kthehen në pleh organik.

 

 

Procesi synon jo vetëm rritjen e cilësisë së prodhimeve të fushës por ul dhe kostot e grumbullimit dhe volumin e mbetjeve të depozituara në pikat e caktuara për kompozimin e tyre.

 

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E MJEDISIT

“Në bashkinë e Roskovecit 60% zënë mbetjet organike të cilat janë lëmdë e parë për të zëvendesuar plehun, ky është zëvendësim shumë i madh për bashkinë dhe nga na tjetër është një perdorim shumë i mirë i një sasie të madhe mbetjesh që ndryshe do përfundonte në kanale ose në kosha.”

 

 

Së bashku me pajisjet e riciklimit të kartonit e plastikës, kjo pikë kthehet në një model të ekonomisë qarkulluese.

 

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E MJEDISIT

“Viti 2023 është shumë i rëndësishem për qeverinë sepse nisim një program të ekonomisë qarkulluese dhe në të njëjtën kohë të bëjmë dhe investimet për gjithë sistemin e menaxhimit të mbetjeve si dhe të xisim stacionet e riciklimit.”

 

 

Ky projekt pritet të shtrihet edhe në bashki të tjera me karakter bujqësor, ndaj deri në fund të vitit parashikohen edhe 5 stacione të tjera ricikluese.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re