Partia Demokratike i cilëson si të pavërteta shifrat e nxjerra nga ministrisë e Shëndetësisë në lidhje me numrin e mjekëve dhe të personelit mjekësor të prekur nga Covid-19.

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia me anë të një deklarata për media thekson se është “e pabesueshme se si mund të gënjehet kaq paturpësisht, duke fshehur shifrën reale të të infektuarve në personelin shëndetësor!”

“Sot ministria e shëndetësisë tha se nga 35 anëtarë të personelit shëndetësor të testuar, vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë. Kjo është një gënjeshtër skandaloze dhe e paturpshme! Vetëm në qendrën shëndetësore nr 9, vatra e re e infeksionit Covid-, kanë rezultuar pozitivë  4 anëtarë të personelit, 2 mjekë, një infermiere dhe personi në recepsion. Dhe testet në këtë qendër u bënë, vetëm pasi u denoncua se pas identifikimit të 2 të infektuarve të parë, personelit nuk u ishin bërë tamponët. Testet janë bërë dje por vetëm disa anëtarëve të personelit që paraqisnin simptoma dhe disa familjarëve të tyre, por jo të gjithë personelit të Qendrës. Nga testimet e pjesshme kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit mjekësor, ndërsa ministria raporton vetëm 2 në total”, thekson Spahia.

Duke i qëndruar idesë se ka më shumë të prekur se sa nuk i të deklraruave, ish-deputeti demokratk thekon se nuk mund të tallet në këtë mënyrë si me personelin shëndetësor ashtu edhe me qytetarët, pasi mnistria ka detyrimin e transparencës.

“Si nuk të vjen zor zonja ministre e shëndetësisë, që manipuloni kaq trashë shifra, që janë të verifikueshme nga vetë të interesuarit?  Si nuk “tmerrohesh“ që luan kaq paturpësisht me shëndetin e njerëzve Si nuk “tmerrohesh“ që edhe pse ke të paktën 6 të infektuar në Qendrën Shëndetësore nr.9 (te zona e 21 dhjetorit ne Tirane) bën testim të pjesshëm e jo të plotë, në këtë vatër të re infeksioni?  Pse po ndihmon në përhapjen e virusit mes mjekëve e pacientëve, duke mos zbatuar protokollet anti Covid, e duke fshehur shifrat pastaj? Si ka mundësi që nuk të “tmerron“ fakti se QSUT dhe Qendra Shëndetësore nr.9 janë kthyer në vatra infeksioni, sicc u “tmerrove“ dje nga qytetarët që u mblodhën spontanisht rreth kreut të opozitës në Durrës?”, shprehet deputeti.

Ndërsa ngre disa pyetje ndaj ministres Manastirliu, ku e akuzon për mos zbatim të protokollit për bluzat e bardha.

“A nuk është përgjegjësia jote direkte, siguria e personelit shëndetësor, por edhe e pacientëve që i drejtohen strukturave shëndetësore publike? A nuk je ti zonja ministre e shëndetësisë, që ke vendosur rregullat e propozuar ndëshkimet në Kodin Penal për mosrespektim të masave të sigurisë, si dhe për ata që bëhen burim infeksioni me apo pa dashje?  Si nuk “tmerrohesh“ që po i shkel vetë këto rregulla e falsifikon shifra, ndërsa për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve paguhesh me taksat e tyre, e jo me lekët e Edi Ramës apo të PS? Pa dyshim zonja ministre, do hysh në historinë e shëndetësisë shqiptare, si njollë e zezë e modelit, që jo thjesht nuk dinte, por as nuk donte të vendoste të parën sigurinë shëndetësore të shqiptarëve, edhe pse paguhej nga taksat e tyre”,thekson Spahia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re