Për mbi pesë mijë votuesit e Shoshit, Shales dhe Pultit në Shkodër nuk do të ketë asnjë ndryshim të qendrave të votimit. Ata do ta shprehin vullnetin e tyre aty ku rezultojnë votues.

 

Me këtë vendim, komisioni i sanksioneve dhe ankimimeve rrëzoi kërkesën e kreybashkiakes së Shkodrës, Voltava Ademi, për të zhvendosur 12 qendrat e votimit më në afërsi të Shkodrës.

 

Ajo pretendoi që për shkak të dëborës mbi 5 mijë votues është e pamundur që të të përshkojnë mbi 60 kilometra rrugë në një situatë të vështirë.

 

Për këtë arsye Voltana Ademi kërkoi që ato te zhvendoseshin, kërkesë që u hodh poshtë nga KAS, duke lënë në fuqi vendimin e komisionerit të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

 

Deri më tani nga operatori i shpërndarjes së energjisë është premtuar furnizim me energji ditën e zgjedhjeve. Ndërsa nga Autoriteti Rrugor ende nuk ka një përgjigje nëse do të garantohet që rrugët që të çojnë në Shoshe, Pult dhe Shalë do të jenë të kalueshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re