Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat ditën e sotme, ku ndër të tjera është pyetur ndryshimet në kodin zgjedhor, situatën në Kuvend dhe akuzat për lidhje me kullat.

Ai është shprehur se Kuvendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe jo për teatër.

“Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk vijnë si rezultat i numrave të një partie, ata duhet të përfaqësojnë konsensus më të gjerë. Ne si PD duhet të imponojnë që asnjë konsensus si ai i 2008, që i kishte numrat, por ia futen qytetarëve, të mos realizohet

Kuvendi duhet të ketë një opozitë të vërtetë dhe jo një teatër, “ tha fillimisht ai.

Sa i përket nismës së opozitës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, Basha dha se ka qenë PD-ja e tij që e ka nisur kërkesën.

“Nisma për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese është nisur nga Partia Demokratike” theksoi Basha.

Kreu i PD-së tha po ashtu se do të sjellë në parlament dy propozime, që kanë të bëjnë me heqjen e imunitetit për deputetët dhe që ata të ndiqen penalisht për shpifje. Ai shtoi se ata që kanë hedhur baltë mbi të për lidhjen me kullat,  e kanë bërë pikërisht sepse e dinë që nuk i kap ligji, duke i ftuar të votojnë vetingun.

“Kam thënë që do sjellë në parlament dy propozime, propozimin  për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe propozimin që deputetët të ndiqen penalisht për shpifje.

Ata që kanë hedhur baltë në këto kohë, kanë një mundësi, të votojnë vettingun për politikanët dhe atëherë do të merrem. Se ata që shpifin si ky (Bardhi), e bëjnë se e  di që nuk i kap ligji” tha Basha ndër të tjera” përfundoi Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re