Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka ngritur shqetësimin se forca politika që ai drejton nuk po merr fondet e nevojshme që i takojnë sipas ligjit.

Me anë të një reagimi zyrtar, Duka shprehet se kjo po bëhet qëllimisht, pasi nuk mund të konsiderohet si një pamundësi financiare, por si një qëndrim ant-iopozitar.

Duka shprehet se të gjitha partitë e tjera që kanë plotësuar kushtin e përfitimit të financimit shtetëror, kanë marrë financime jo vetëm paszgjedhore, por edhe para zgjedhore, ndërsa PAA ende jo.

“Në këto kushte, PAA i është drejtuar KQZ-së, e cila pranon se financimi është një e drejtë legjitime, por pohon se “nuk disponojmë fonde të mjaftueshme për të  përmbushur këtë detyrim dhe se për këtë i jemi drejtuar Ministrit te Financave me  shkrese  me Nr. 7189 Prot., date 12.10.2023 “Per çeljen e fondeve partive politike si kompensim financiar paszgjedhor”.

Gati 1 vit më pas, problemi është ende i pazgjidhur. PAA, në kërkim të përmbushjes së këtij detyrimi ligjor, i është drejtuar Z.Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave si dhe z. Ervin Mete, Ministër i Financave, kur ishte në këtë detyrë. Por sërish asnjë përgjigje”, thuhet ne deklaraten e Dukes, i cili shton se “ky është një akt i paprecedent në mjedisin politik shqiptar”.

“PAA nuk është një parti një përdorimshe në skenën politike shqiptare. Ajo është një kontribuuese serioze dhe dinjitoze, prej 33 vjetësh”, thote Duka.

Deklarata

Përmes kësaj deklarate, dëshirojmë të informojmë opinonin publik mbi qëndrimin diskriminues që po mbahet nga ana e qeverisë dhe organet përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve, ndaj Partisë Agrare Ambientaliste. Ndërsa jemi futur në vitin zgjedhor dhe kur partia në pushtet ka angazhuar çdo mekanizëm të pushtetit qendror e vendor që të punojë për fushatën e saj elektorale, PAA-së i mohohet edhe financimi modest që i takon sipas ligjit.

Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë ka garuar në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 dhe ka marre nje rezultat zgjedhor 2.6% të votave të vlefshme. Në zbatim të nenit 89, të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës se Shqipërisë”, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, PAA përfiton një financim prej 3,544,462 Lekë.

Por ky detyrim ligjor, ende dhe sot nuk është përmbushur nga qeveria.

Kujtojmë se të gjitha partitë e tjera që kanë plotësuar kushtin e përfitimit të financimit shtetëror, kanë marrë financime jo vetëm paszgjedhore, por edhe para zgjedhore.

Në këto kushte, PAA i është drejtuar KQZ-së, e cila pranon se financimi është një e drejtë legjitime, por pohon se “nuk disponojmë fonde të mjaftueshme për të  përmbushur këtë detyrim dhe se për këtë i jemi drejtuar Ministrit te Financave me  shkrese  me Nr. 7189 Prot., date 12.10.2023 “Per çeljen e fondeve partive politike si kompensim financiar paszgjedhor”.

Gati 1 vit më pas, problemi është ende i pazgjidhur.

PAA, në kërkim të përmbushjes së këtij detyrimi ligjor, i është drejtuar Z.Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave si dhe z. Ervin Mete, Ministër i Financave, kur ishte në këtë detyrë. Por sërish asnjë përgjigje!

Ky është një akt i paprecedent në mjedisin politik shqiptar. PAA nuk është një parti një përdorimshe në skenën politike shqiptare. Ajo është një kontribuuese serioze dhe dinjitoze, prej 33 vjetësh.

Në kushtet kur qeveria ushqen në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme satelitë politikë të saj, PAA e konsideron këtë sjellje, jo një pamundësi financiare, por një qëndrim të qëllimshëm anti-opozitar. Ne e denoncojmë publikisht këtë sjellje dhe kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi sa më parë.

Po kërkojmë vetëm atë që na njeh dhe jep ligji!

Ne e konsiderojmë këtë një shkelje e hapur e barazisë dhe lirisë politike. Për këtë arsye ne do ti drejtohemi gjykatës për të kërkuar financimin e ligjshëm dhe kompensimin e pasojave që kanë rrjedhur nga mos akordimi i financimit në kohë.

Për PAA

AGRON DUKA

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re