Aleatët e Lulzim Bashës në opozitë kanë paraqitur një platformë me 7 pika, që ka për qëllim institucionalizimin e raportit mes të vegjëlve dhe të mëdhenjve brenda opozitës dhe qëndrimin e përbashkët politik.

Në këtë platform përfshihen qëndrimet e opozitës në lidhje me situatën politike, pjesmarrjen e përfaqësuesve të partive aleate në vendimmarrjen mbi qëndrimet e opozitës, krijimi i një axhende të përbashkët politike dhe elektorale etj.

Në këtë platformë për të cilën pritet të ketë edhe një qëndrim zyrtar nëse palët janë dakortësuar, përfshihen edhe axhenda që ka të bëjë me bindjen e opinionit ndërkombëtar mbi situatën politike në vend.

Platforma e plotë:

Të nderuar kolegë!

Po parashtroj më poshtë disa sugjerime për bashkëpunimin e opozitës.

Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.

             Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve.
             Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.
             Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites

Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD. Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.

             Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës.
             Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet,  mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.
             Takimet me grupet e interesit.
             Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që  kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
             Reforma Zgjedhore dhe  mbeshtetja e reformes per nje drejtesi Te pavavru
             Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
             Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.
             Reforma Administrative
             Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.

Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare:

             Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.
             Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
             Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues,  ligjore dhe Institucional ne vend
             Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
             bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.

-Kontakte me partite apo Grupimet politike aleate në BE, US

             Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.
             Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.
             Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.
             Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit  Britanik dhe vendeve te BE.

             Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.
             Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.
             Qendrim I qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATOs

Grupi i Rinisë:

             Forumet e Rinisë, të institucionalizojnë koalicionin e tyre dhe, të zhvillojnë aktivitete të pavarura nga partitë përkatëse, por si koalicion rinor.
             Aktivitete ndërkombëtare me të rinj nga PPE, ACRE etj.,  në Tiranë.
             Krijimi i një data base dhe netëork me studentë që janë jashtë Shqipërisë, për t`i bërë aktivë, për zhvillimet në vend, dhe ndërtimi i një platforme, forumi diskutimi, për të ardhmen e Shqipërisë

Media:

             Angazhimi i një grupi mediatik me përfaqësues nga të gjitha partitë.
             Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësave të opozitës.
             Koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme.
             Krijimi i nje faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale per opoziten me nje mesazh politik dhe elektoral te miratuar nga kryetaret.

Krijimi i Senatit të Opozitës:

             Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.
             Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.

Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.

             Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës.
             Analizojnë punën e qeverisë.
             Organizojnë dhe drejtojnë takimet, toën-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale.
             Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re