Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar në Kuvend se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për Kosovën janë të duhurat.

Ministri Balla theksoi se Kuvendi duhet t’i japë Kosovës mesazhin e bashkimit dhe jo të bllokohet foltorja e të krijohen situata të papranueshme.

Taulant Balla: “Mendoj që harxhimi më shumë se 1 orë i kohës së Kuvendit të Shqipërisë, madje përpjekja për të krijuar situata të papranueshme deri tek bllokimi i foltores, në një kohë që mesazhi që duhet të japë për Kosovën Kuvendi është ai i bashkimit. Qëndrimi i Shqipërisë është i fortë, i vendit amë dhe qëndrimet e kryeministrit Rama janë të duhurat në këto kohë të vështira.

Kuvendi duhet të ketë një mesazh të përbashkimit, të projektrezolutës së paraqitur nga PS ku jeni të mirëpritur të kontribuoni. Pse doni debat, merrni shembull nga Kuvendi i Kosovës, por nuk pati debat.

Folën kryetarët e grupeve me një gjuhë. S’keni hallin e Kosovës, por si të sulmoni Ramën.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re