Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë, janë një thikë pas shpine për të zgjedhurit atje.

Komentet Bylykbashi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se ajo që duhet të bëjë qeveria shqiptare, është të mbështesë të zgjedhurit në Kosovë.

Ai shtoi se me qëndrimet e tij, Parlamenti shqiptar po e vendos në pozitë të vështirë negociuese Kosovën.

Bylykbashi foli edhe për gjendjen e administratës publike, që sipas tij, është e politizuar dhe në shërbim të qeverisë.

“Rama duhet të ishte këtu për të shpjeguar veprimet e tij që dëmtojnë interesin kombëtar. Kemi qeverinë pothuajse bosh pas shpinës tonë. Nëse ne nuk diskutojmë për këtë, pikat e tjera janë kot. Duhet të mbështesim të zgjedhurit e Kosovës. Çdo gjë tjetër është thikë pas shpine për ta. Ky Parlament është duke vënë në pozitë të vështirë negociuese Kosovën. Ne jemi më të rëndë sesa partnerët ndërkombëtarë.

10 vite përpara në këtë Kuvend u ndërpre seanca për 3 ligjet me shumicë të cilësuar. U mblodh Parlamenti në seancë të posaçme për të gjetur konsensusin për ligjin e nëpunësit civil, por ju e rrëzuar më pas me një akt normative. Akti Normativ ishte anti-kushtetues. Mijëra civilë dhe nëpunës u hodhën në rrugë. Një kolegu juaj më ka thënë se çuditem se çfarë firmosin sot punonjësit e administratës. Në momentin kur administrate politizohet nga koka te këmbët dhe njerëz që zëvendësohen me militantë dhe marrin rolin e patronazhistit, kryeministri del e i duartroket. Është e politizuar administrate.

Patronazhisti dhe Aktivisti e tregon raporti që janë përdorur për zgjedhje. Profilizuan zgjedhësin dhe e eksportuat deri në qendrën e votimit. Kemi një sistem që në mënyrë brutale është shtrirë në gjithë territorin dhe kontrollon zgjedhësin. Nëse ka korrupsion galopant, është tregues i administratës. Nuk pyesin se çfarë firmosin, sepse na mbron ai lart. Kjo bën që ata të mos kenë siklet kur dalin të kërkojmë votën. Është vepër penale, por sa kohë që Prokuroria nuk vepron”, u shpreh Bylykbashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re