Poeti i njohur Arben Duka në rubrikën e tij ka ironizuar drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido.
Me doza të forta kritike ndaj deklaratave të tij kundër rolit të Qemal Stafës në Luftën Nacional Çlirimtare, Duka kërkon reagim të qartë nga Partia Socialiste.
Më herët, Bido ka thënë se për Qemal Stafën është ngritur një mit që për të është absurd, pasi sipas tij ai nuk ka qenë hero dhe se nuk pati përleshje me askënd, por u vra nga xhandarmëria.
Më poshtë po përcjellim vargjet e plota të poetit Arben Duka.
Drejtor të arkivës qendrore,
ne dikur kemi patur ,
shokun Shaban Sinani,
një shkencëtar i spikatur!
Që të emërohesh aty,
duhet të jesh shkencëtar,
po s’bëhesh dot i tillë,
duke qenë një gomar!
Po vende kaq të rëndësishme,
qeveria i mban thjesht për qoka,
u jepen pa problem,
partive të tipit Idrizi a Ndoka!
Birbua i sotëm është aty,
si mbetje e partisë çame,
nga ata që e ngjyejnë bukën,
në njëqind e një sahane!
Birbua i birbove,
që deri dje qe një i paemër,
duke goditur Qemal Stafën,
luftën nacional-çlirimtare ka qëlluar drejt e në zëmër!
Qemali është krejt rastësor,
na thotë ky kryegomar,
se të paktën një kuçedër,
në luftë duhet të kish vrarë!
Rama duhet të shkarkonte me urgjencë,
autorin e ham-humit,
po s’mund ta bënte ai që Qemalit,
emrin i hoqi prej stadiumit!
Qemal Stafa ësht’ një mal i lartë me kokën tek retë,
më të lartë lufta jonë nuk nxorri tek ne,
zakonisht në majën e malit bien rrufetë,
e asnjë rrufe nuk bie në hale!
S’ka rëndësi nëse Rama-Birbon,
e heq-apo e mban me dëshirë,
në çdo pozicion që të jetë,
Birbua është më e madhja qelbësirë!
Fondacionin me emrin e Qemal Stafës,
Partia Socialiste pse e mba,
dhe s’reagon në asnjë lloj mënyre,
për deklarimet e turpëshme që bën një maskara!
