Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për Financial Times në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës.

Sipas Vasilit, askush nuk u surprizua nga ato që tha kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa thekson se ‘rezolutën, që Rilindja ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë mund ta votoje pa asnjë siklet edhe parlamenti i Vuçiçit’.

Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se e gjithë hapësira shqiptare ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni e Mal të Zi ndihen të tradhtuar nga Rama.

Reagimi i Vasilit

Rama quan Kosovën tokë e askujt, Rezolutën e tij per Kosovën mund ta votoje dhe Beogradi!

Rezolutën, që Rilindja ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë mund ta votoje pa asnjë siklet edhe parlamenti i Vuçiçit.

As me optimisti ne Beograd nuk mund te imagjinonte nje rezolute te tille kaq te favorshme per Serbine nga kryeministri dhe partia e tij ne pushtet ne shtetin amë Shqipëri.

ASNJE SURPRIZE NE SHQIPERI DHE KOSOVE !

Sigurisht askush ne Shqipëri dhe Kosove nuk është i surprizuar.

Kur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama Për gazetën e njohur botërisht Financial Times deklaron se:

“Kosova është bërë me kalimin e viteve tokë e askujt dhe ku te gjitha llojet e krimeve janë përzërë me nacionalizmin ne rritje” dhe se “kufiri që ndan krimin nga politika është zbehur”, është e qarte, qe edhe Rezoluta e tij dhe deputeteve rilindas e paraqitur ne Kuvendin e Shqipërisë s’mund te jete ndryshe.

▪️Rezoluta rilindase është e trembur për vdekje që të tregoje qarte rolin e Serbisë.

▪️Rezoluta rilindase është e tmerruar qe te tregoje se armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake jane bere nga Serbi

▪️Rezoluta rilindase ka frike te thote qarte e me gojen plot faktin qe ulerin pra arrestimin nga Serbia për ta liruar e për të mos e ekstraduar Radojçiqin.

▪️Rezoluta rilindase nuk guxon te flase per strehimin në Serbi te kriminelëve e terroristëve.

▪️Rezoluta as qe merr kurajen te flase per fjalimin e Vuçiqit në OKB si dhe fotot nga mbledhjet në Beograd ku Radojçiq është pranë e prane Vuçiçit.

E GJITHE HAPESIRA SHQIPTARE E TRADHETUAR NGA EDI RAMA

E gjithë hapësira shqiptare ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Serbi ka përballe nje zuzar politik, egërsisht antishqiptar dhe nje proserb te thekur si Edi Rama.

Tashme Kryeministri Edi Rama qe konsideron token shume shekullore te Kosoves toke te askujt duhet bojkotuar, perçmuar dhe denuar nga cdo shqiptar kudo qe ai ndodhet.

Shqipëria nuk ka me kryeministër, ndërsa Serbia ka nje proserb ne Tirane si Rama, qe ben per Serbine me shume se Vuçiçi vete.

P.S Foto deklarata e Rames ne Financial Time.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re