Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me ngjarjen në Kosovë dhe qëndrimin e tij ndaj sulmit në Veri.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se “çdo situatë në Kosovë plotëson portretin anti Kosovë të Edi Ramës”.

Sipas deputetit, Kosova është pasqyra e pamëshirshme e fytës së pabesë të Ramës.

“Duhet pasur gjithmonë parasysh një portret i tillë për të treguar se si nuk duhet të jetë kurrë një shtetar në Shqipëri. Nuk duhet harruar një portret i tillë, për të treguar shëmbëlltyrën më të keqe të antishqiptarizmit, të pengut, të palaços politik, të të shiturit ë dyert më të ndyra, që urrejnë shqiptarizmin”, shprehet Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kosova pasqyra e pamëshirshme e fytyrës se pabesë te Edi Rames!

Çdo ngjarje ne Kosove eshte nje mundesi per te plotesuar portretin e vertete te Edi Rames.

Cdo ndodhi ne Kosove heq shtresa te trasha hipokrizie, demagogjie, propagande me te cilat eshte zhyer portreti i Edi Rames. Çdo situate ne Kosove ploteson portretin anti Kosove te Edi Rames ne te gjithe elementet e tij, ku me thene te verteten njeri eshte me i shemtuar se tjetri.

Çdo problematike ne Kosove e kompleton rolin portretin e Edi Rames si peng i vertete i Beogradit dhe detajet ne kete drejtim jane njeri me i neveritshmem se tjetri. Cdo shqetesim ne Kosove permbush portretin e Edi Rames si njeri i perdorur dhe i sterperdorur keqas nga duart me negative antishqiptare.

Kosova pra është pasqyra e pamëshirshme ku ky portret del kaq qarte dhe kaq shemtueshem ne çdo penelate te portretit te Edi Rames. Ne momentin e pare shumekush do te donte natyrshmem ta flakte ne plehra nje portret, qe tregon nje shemtire te tille.

Por e kunderta vlen shume me shume.

Duhet pasur gjithmone parasysh nje portret i tille per te treguar se si nuk duhet te jete kurre nje shtetar ne Shqiperi. Nuk duhet harruar nje portret i tille, per te treguar shembelltyren me te keqe te antishqiptarizmit, te pengut, te palacos politik, te te shiturit ne dyert me te ndyra, qe urrejne shqiptarizmën.

Kosova eshte perfundimisht pasqyra me e pameshirshme e portretit te denatyruar nga tradhetia te Edi Rames.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re