Diplomati Sylë Ukshini tha se qeveria shqiptare duhet të jetë më afër Kosovës sa i takon çështjeve të rëndësishme.

1-27

Deklaratën Ukshini e bëri në një intervistë për Panorama TV, teksa komentoi tensionet në Veri të Kosovës dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Ukshini u ndal edhe te vizitat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë duke thënë se ai ka pasur për qëllim të fitojë terren diplomatik në sy të ndërkombëtarëve.

“Unë mendoj që dialogu është mënyra e vetme sepse nëse nuk ka dialog, ka luftë. Për qëndrimet dhe pozicionimet e Shqipërisë, ka pak rëndësi kush është në Prishtinë. Mendoj se qeveria e Tiranës duhet të jetë në sinkron me ndërkombëtar, por edhe afër qeverisë që Kosovës.

Nuk mund të kemi dy qëndrime politike të kundërta sepse dobësohet pozicioni jonë dhe i jepet legjitimitet palës tjetër. Ardhjet e Vuçiç në Tiranë i kam lexuar ndryshe. Ajo ka qenë një lojë e Vuçiç për të thënë para ndërkombëtarëve që ne i duam shqiptarët por në Kosovë janë disa ekstremistë. Vizitat kanë qenë aktrime për të fituar terren diplomatik. Lajkat që i bënte Ramës ishte për t’u hequr si demokrat. Nuk mund të kesh synim gjenocidal për gjysmën e popullit shqiptar dhe miqësor për gjysmën tjetër. Në Tiranë politika serbe nuk kuptohet qartë.

Vërejtja që kemi mes vetes dhe qeverive duhet të jenë në kanale të drejtpërdrejta. Nuk do të më pëlqente me asnjë qeveri që Tirana dhe Prishtina të komunikojnë vetëm me komunikatë zyrtare. Duhet që ambasadat e Kosovë dhe Shqipërisë duhet të flasin me një zë për zhvillimet me një vijim”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re