Beogradi zyrtar nuk shprehet optimist se do arrihet ndonjë marrëveshje me palën kosovare në takimin e së dielës, pasi iquan të papranueshme deklaratat e Thaçit dhe zv.kryeministrit Enver Hoxhaj se Asociacioni duhet të bëhet njëkohësisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Drejtori të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç thotë se deklaratat e tilla tregojnë se Kosova nuk është e interesuar për kompromis dhe dialog.

“Për të qenë i sinqertë, unë nuk pres asgjë nga bisedimet. Ata nuk duken të gatshëm për dialog dhe kompromis dhe nuk ka ndonjë arsye për pritje të veçanta. Vuçiç dje u takua me përfaqësues të BE-së ku u tha se ‘nëse Thaçi dhe Hoxhaj vazhdojnë me qëndrime të tilla, atëherë është e kot për të folur’”, deklaroi Gjuriç, në një intervistë për RTS.

Ai i vlerësoi si presion disa qëndrime të Kosovës, duke theksuar se Vuçiç do të luftojë për Serbinë në Bruksel. “Të gjitha presionet mund të kenë efekte, por ne nuk do bëjmë diçka kundër tokës së vendit tonë”, theksoi ai.

Gjuriç theksoi më tej se Asociacioni është një nga temat kryesore që duhet të diskutohet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re