Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar fjalimin e kryeministrit Rama gjatë interpelancës në Kuvend për çështjen e Kosovës, ndërsa përmend se qeveria shqiptaret nuk e ka luksin e dyanësisë në konfliktin Prishtinë-Beograd.

Duke iu referuar fjalës së Ramës, Tabakut thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të jetë krah Kosovës sipas Kushtetutës.

“Si ka mundësi që harxhohet kaq shumë frymë, energji, kaq shumë fjalë, më shumë kundër Kosovës se sa Serbisë. Si ka mundësi që vetëm ky Albin Kurti e përdorka nacionalizmin për tragjedinë folklorike dhe nuk e bën Vuçiç se ai është burrë i mirë.” tha deputetja.

“Si ka mundësi që vetëm qeveria e Kosovës nuk e dashka marrëveshjen kurse Serbia e do patjetër. Ne kemi një garë të pakuptimtë se kush është më i pëlqyer në Kosovë, kryeministri i Kosovës apo Shqipërisë.”, vijoi Tabaku.

“Qeveria shqiptare nuk ia lejon dot vetes luksin e dyanësisë e keqkuptimit dhe teorisë së bashkëfajësisë dhe bashkëvuajtjes, sepse ngjarjet e 24 Shtatorit jo vetëm janë akte terroristë janë një paralajmërim për të ardhmen e rajonit, sigurojnë për atë që është pritet sot dhe që do jetë nesër.

A ka rendur qeveria nga vrap me një frymë për një rezolutë që mbron luftën e UCK-së nga akuzat fallco me të drejtë tek vrapi me një frymë për të folur si gjoja mbi palët për debatin Kosovë-Serbi.

Ky është konfuzioni tipik i atyre që qeverisin me moton “themi atë që nuk e bëjmë dhe bëjmë pikërisht atë që nuk e themi.”

Sulmi në veriun e Kosovës rrezikon destabilizimin e rajonit për interesa qartësisht jo të Evropës dhe së dyti është sulm i një shteti ndaj një shteti të pavarur.” tha deputetja Tabaku nga Foltorja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re