Këshilltari i presidentit Meta për mediat, Emiljano Aleksi ka humbur nënën e tij, për shkak se prej disa javësh ishte e infektuar nga Covid 19.

Lajmin e hidhur për familjen e jep vetë Aleksi, i cili shkruan në rrjetet sociale se e ëma do të përcillet për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare, për shkak të rregullave të Covid 19.

Postimi i plotë:

Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se mamaja jonë e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet ditën e Martë ora 10:00 në Vokopolë (Kuçovë) Duke ju falenderuar për mesazhet e shumta për të ndarë dhimbjen me ne, Ju kërkojmë të na mirëkuptoni se për shkak të masave të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19 ceremonia e varrimit do jetë familjare për Mamanë tonë!”, shkruan Aleksi në postimin e tij.

Ndërkohë që në datën 13 Shkurt, ai kishte njoftuar se e ëma ndodhej e shtruar në spitalin e Sanatoriumit, ku u detyrua të kalonte dhe datën e saj të lindjes.

“Nuk je vetëm, qëndro e fortë Mami! Ne jemi fryt i një nëne të palodhur, që çdo natë bie në gjumë duke falënderuar dhe lutur Zotit të mbrojë familjen. Ti nuk resht kurrë së ndaluari për të kthyer çdo vuajtje që trondit zemrën si një tërmet i fuqishëm në dashuri dhe ngrohtësi.

Nënë! Zotëron këtë aftësi sikur të kesh një damar të përbërë prej qelizash dashurie dhe jete… Po t’i shkruajmë këto rreshta për të thënë se: -për çdo sakrificë të vazhdueshme, të madhe apo të vogël; -për çdo ditë e natë, që na ke mbajtur në barkun tënd; -për çdo natë pagjumësie, që ke kaluar pranë krevatit tonë….

-për çdo pikë qumësht që kemi marr nga trupi yt; -për çdo çast të bukur, kur ke luajtur me ne; -për çdo ninullë, që na ke kënduar kur më vije në gjumë… Të duam pa fund!

Faleminderit për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për Ne!” Mami jonë, shpirti jonë, gëzuar ditëlindjen!

Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se mamaja jonë e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet ditën e Martë ora…

Posted by Emiljano Aleksi on Monday, February 22, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re