Një shqiptar është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në një kompleks banimi në Greqi. Mediat greke raportojnë se mbrëmjen e kaluar, burri me origjinë shqiptare tentoi të hynte në kompleks duke u ngjitur nëpërmjet gardhit të lartë dy metra, por planet dolën jashtë parashikimeve.

Pantallonat e tij u kapën në kangjella dhe trupi i shqiptarit mbeti i varur gjatë gjithë natës. Trupi i tij u gjet nga pronari i kompleksit luksoz, i cili njoftoi policinë.

Por sipas policisë, dyshohet se shqiptari u përpoq të hynte në kompleksin e strehimit luksoz për të vjedhur. Ndërkohë pritet që shkaqet e sakta të vdekjes do të përcaktohen nga autopsia.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re