Drejtori i IKMT-së, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga posti vetëm pas 8 muajsh në detyrë.

Sipas News24, vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Agim Ismailaj është drejtori më jetëshkurtër i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit gjatë qeverisjes Rama. Ai erdhi në këtë post në mars të këtij viti, si pasuesi i Dallëndyshe Bicit.

Në post është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më tani ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re