Lulzim Basha ka reaguar pas sjelljes së qytetarëve këtë të shtunë që janë dyndur në tregje duke shkelur me të dyja këmbët rregullat e mbrojtjes ndaj përhapjes së koronavirusit.

“Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. 

Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani. 

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike por duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive. 

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19. 

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!“, shkruan Basha teksa poston foton. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re