Skip to content

Qeni anti-drogë fundos shqiptarin, i kapen 35 kg kanabis në makinë, gjatë kontrollit në shtëpi i gjendet një kristal me peshë…

Brenda ne qytetin e Igumenicës, policia greke ka ndaluar nje automjet qe vinte nga kufiri i gjelbër.

Me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi ne prapakolpin e mjetit, 35 pako me 35 kg e 880 gram marijuanë.

Policia çoi në pranga drejtuesin e mjetit, një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të banesës së tij në Agia Varvara, Athinë, u gjet dhe sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshe 103.6 gram dhe një peshore.

/faxweb