Zbardhen detaje të reja nga operacioni Zhuri në Kavajë, ku u arrestuan 8 persona. Mësohet se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesmenët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv janë përgjimet e dy punonjëseve të seksit, të cilat kanë diskutuar me njëra-tjetrën për punën.

“Ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”, shprehet në një vajzat. Ndërkohë tjetra i përgjijet: “Kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”.

Pas 7 muajsh hetimesh është finalizuar operacioni”Zhuri” në Rrogozhinë, ku u arrestuan 8 persona për shtrytëzim prostitucioni. Policia arrestoi dy biznesmentët  Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, në hotelet e të cilëve kryehej protitucion dhe 5 punonjëset e seksit.   Po kështu është arrestuar në flagrancë edhe një qytetar me iniciale B. Gj i cili ishte duke kryer marrëdhenie me një nga punonjëset e seksit. Për 2 pronarët e hoteleve dhe 5 punonjëset e seksit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”./Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re