Presidenti Ilir Meta ka takuar kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, e cila disa ditë më parë doli nga izolimi pasi fitoi betejën me koronavirusin. Meta nuk i kurseu batutat duke i thënë: “Qenke shumë mirë, si kokrra e mollës”.

Meta ka mbërritur në Shkodër për të marrë pjesë në nderimin e Luftës së Koplikut “100 vjet që u ndal coptimi”. Aktiviteti po zhvillohet në Malësinë e Madhe ku është e pranishme edhe Voltana Ademi.

Ndërkohë, “Lufta e Koplikut” do nderohet nga Presidenti Meta është një aktivtet që zhvillohet nga shoqata “Kënga Jone”.

Ky aktivitet duket si një organizim i opozitës së Bashkuar duke qenë se ka vetëm përfaqësues të PD dhe LSI pasi mungojnë përfaqësues të majtë si dhe kryetari i bashkisë Malësi e Madhe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re