Qerim Ismailaj, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastër është drejt fitores së një tjetër mandati në këtë bashki.
Deri më tani ai ka marrë më shumë se 50% të votave, 3250 në total. Nga ana tjetër rivali i tij nga “BF” ka marrë 2735 vota ndërsa demokrati tjetër nga PD zyrtar, Resmi Shanaj ka marrë 394 vota.
Deri më tani në këtë bashki janë numëruar 25 kuti nga 50 në total.