Dhjetëra ton qershi në Godolesh të Elbasanit rrezikojnë të shkojnë dëm për mungesë të tregut të shitjes.

Edhe pse ky frut këtë vit doli më vonë në treg, fermerët thonë se nuk po mund ta shesin dot .

Tregtarët që vijnë në zonë kërkojnë ta blejnë jo më shumë se 80 lekë kg por fermerët thonë se ky çmim i falimenton ata, pasi nuk mbulon koston e prodhimit.

Sipas tyre rritja dyfish e çmimit të imputeve bujqësore i dëmtoi këtë vit ndaj presin që këtë vit qershia të shitet pak më shtrenjtë.

Njëzëri fermerët kërkojnë daljen e prodhimit të tyre jashtë kufijve pasi vetëm kështu do të mund ta shisnin më shtrenjtë. Kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar ti mbështesë pasi në të kundërt do të detyrohen të largohen në emigracion, sikundër kanë bërë shumë banorë të tjerë.

“Nuk jemi të kënaqur, s’kemi ca të japim më. Jemi keq me tregun, po vuajmë vit për vit, sivjet që vajtën plehrat 130 mijë lekë. Tre ditë ka që ka filluar qershia. Po vuajmë pikën e zezë. Është qershi e pastër. Nuk dimë se si do veprojmë. Kemi tre ditë që jemi mizerabël”– shprehen fermerët.

Zona e Godoleshit në Elbasan njihet për kultivimin e frutit të qershise. Tokat në këtë zonë nuk prodhojnë kultura të tjera bujqësore ndaj fermerët kanë mbjellë platacione me qershi. Por edhe pse kjo e fundit njihet për cilësinë e lartë rrezikon të mbesë stok.
https://www.youtube.com/watch?v=fJAVhMs-JXY

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re