Edhe pse këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë i mbarë, kultivuesit po përballen me vështirësi të shumta për shitjen e produktit.

 

Një kilogramë qershi këtë vit shitet nga 60 deri në 80 lekë. Çmim ky shumë i ulët krahasuar me një vit më parë kur ky frutë tregtohej me 120 deri në 150 lekë.

 

Arben Liçollari, fermer i fshatit Dvoran në Korçë thotë se një nga problemet e uljes së çmimit mbeten tregtarët, të cilët sipas tij, e blejnë qershinë me të njëjtin çmim pavarësisht cilësisë që ajo ka.

 

E më pas e shesin me çmime të ndryshme, duke fituar më shumë.

 

ARBEN LIÇOLLARI – KULTIVUES I QERSHISE, DVORAN

Qershia kërkohet shumë si frutë, por ka një problem ;se qershia e parë nuk është rezistente shumë për ta bërë eksport. Edhe cilësia nuk është njëlloj. Dhe çmimi bazohet tek cilësia e dobët, 60 lekë dhe 70 lekë. Unë po e shes 80 lekë. Cilësi shumë e lartë, shumë e mirë, por nuk jam i kënaqur. Nuk mbuloj dot kostot.

 

Çmimi i ulët, sipas Liçollarit, po ndikon drejtpërdrejt dhe te fuqia punëtore. Të rinjtë preferojnë të ikin drejt Greqisë për të punuar gjatë kësaj periudhe, pasi kultivuesit nuk mund t’i përgjigjen kërkesës së tyre për rritje të pagës.

 

 

Edhe pagesa e punëtorëve është rritur sepse është normale dhe shkon në raport me krizën. Por ne nuk mund t’i përgjigjemi me këtë çmim.

 

E njëjta problematikë haset edhe tek kultivuesit e fshatit Belishovë në Mallakastër. Një pjesë e mirë e prodhimit po kalbet në pemë, pasi çmimi thonë fermerët nuk e justifikon mundin dhe djersën.

 

 

FERMER

 

Me 30 lekë 40 lekë e kërkojnë. Ja në pemë e kemi lënë. Shikojeni vetë.

 

Ata pak tregtarë që vijnë ne Belishovë për të marrë qershi e blejnë atë me rreth 50 lekë kilogrami, ndërsa e shesin shumë herë më tepër.

 

E vetmja zgjidhje sipas fermerëve mbetet krijimi i një tregu lokal që të grumbulloj e shpërndajë prodhimin, i cili më pas të shitet sipas cilësisë që ka.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re