Nga Blerina Bombaj, dietologe
Nëse natyra do të krijonte një frut perfekt për të luftuar inflamacionin, për të mbrojtur zemrën dhe për të përmirësuar gjumin, ajo do ta quante… qershi.
Çfarë përmbajnë qershitë? Qershitë janë të pasura me:
Antocianina – pigmente natyrale me veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, që u japin ngjyrën e tyre të thellë të kuqe.
Melatoninë – hormon natyral që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit.
Vitaminë C, kalium, fiber dietike, beta-karoten, si dhe shumë polifenole të tjerë me efekt mbrojtës.
Studimet tregojnë:
1. Konsumi i rregullt i qershive ndihmon në uljen e biomarkerëve të inflamacionit si CRP (C-Reactive Protein).
2. Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e elasticitetit të enëve të gjakut dhe ruajtjen e shëndetit të zemrës.
3. Falë melatoninës natyrale, qershitë mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit – veçanërisht tek personat që vuajnë nga pagjumësia.
4. Sipas një studimi të botuar në “Arthritis & Rheumatism”, qershitë mund të ulin rrezikun për kriza të gutit deri në 35%, falë efektit të tyre në reduktimin e acidit urik në gjak.
Për sportistët: Lëngu i qershive është treguar se redukton dhimbjet e muskujve dhe ndihmon në rikuperimin më të shpejtë pas aktivitetit fizik intensiv.
Qershitë e freskëta apo lëngu i tyre? Të dyja janë të dobishme, por lëngu 100% natyral i qershive të zeza (tart cherry) ka përqendrim më të lartë të antocianinave dhe përdoret në shumë studime klinike.
Si t’i përfshini në dietën tuaj?
Si snack i freskët midis vakteve
Të kombinuara me kos apo drithëra për mëngjes
Në smoothie me fruta të tjera sezonale
Si salcë natyrale për mishin apo sallatat
Sezoni i tyre është i shkurtër – por përfitimet që sjellin janë afatgjata.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko